Gazeta spanjolle ndëshkon Benzema-në, e vlerëson me notën zero në “El Clasico”

20 Mars 2023, 15:59 / SPORT ALFA PRESS

Gazeta spanjolle ndëshkon Benzema-në, e vlerëson me notën

Goli i Kessie në çastet e fundit të sfidës ndëshkoi Real Madrid që humbet në “El Clasico” kundër Barcelonës dhe, sipas të gjitha gjasave, edhe La Ligën që merr rrugën drejt Katalonjës.

Diferenca mes skuadrës së Xavit dhe Ancelottit nuk është më pak se 12 pikë dhe një nga lojtarët më të kritikuar pas ndeshjes ishte Karim Benzema. Francezi, sunduesi i Topit të Artë, u vu në shënjestër të kritikave të rënda të shtypit spanjoll, veçanërisht nga gazeta “AS” e cila e poshtëroi atë me një notë të pabesueshme.

Sulmuesi francez është një i afërm i largët i atij lojtari që vetëm një vit më parë e tërhoqi Reali në La Liga dhe mbi të gjitha në Champions League. Performanca e errët në Camp Nou i dha francezit një notë tepër negative, të paktën nga “AS”. Një vlerësim me notën 0 e pabesueshme në raportin e gazetës Iberike e cila komenton performancën e numrit 9-të të “Los Blancos” kështu:

“Nëntë topa të humbur, zero të luajtura. I padukshëm përsëri, ai nuk bën asgjë fare. Ai nuk mund ta marrë topin ose ta gjejë këmbën e tij brenda zonës. Ai është një mijë liga larg lojtarit që fitoi Topin e ARtë. Ne e shohim atë pa ritëm, i ngadalshëm. Nëse Real Madrid e gjen sërish sulmuesin e tij, do të ketë një thesar, por këtë ditë e kanë pritur shumë gjatë.”

“AS” nuk ka kursyer as Modric duke i dhënë notën 2, por as Carvajal, Valverde dhe Mendy me notën 3. Lojtari më i mirë i ndeshjes për Realin dje në mbrëmje sipas “AS” ishte Courtois, i vlerësuar me notën 9-të.

ide