“Gjigantët” pas dere, francezët e Lille gati të largojnë një tjetër talent të mbrojtjes

9 Korrik 2024, 16:46 / SPORT ALFA PRESS

“Gjigantët” pas dere, francezët e Lille gati të
Pasi shitën mbrojtësin portugez, Tiago Djalo, te “Bardhezinjtë” e Juventus, për shifrën e 6.5 milionë euro gjatë merkato e verës, tashmë “gjigantët” francezë, të Lille mund të humbasin një tjetër futbollist, kyç të skuadrës së tyre dhe do të jetë sërish një lojtar i repartit të prapavijës, duke zgjeruar edhe më shumë boshllëkun e lënë nga Djalo.

Bëhet fjalë për 18-vjeçarin e talentuar, Leny Yoro, i cili sipas raportimeve më të fundit të mediave po ndiqet më shumë kërshëri, nga “gjigantët” e Ligue 1, Paris Saint-Germain, si dhe nga “Galaktikët” e Real Madrid, me kampionët francez dhe ata të La Liga, që kërkojnë talente të reja për prapavijën

Deri më tani, Presidenti i Lille ka garantuar se nuk do të largohet më asnjë lojtar i rëndësishëm në këtë merkato vere, mirëpo një propozim prej 50 milionë eurosh mund të ndryshojë mendjen e kreut të skuadrës që e mbylli kampionatin në vendin e 4-t të renditjes ku padyshim protagonist në këtë renditje është edhe Yoro, i cili deri më tani është aktivizuar në plot 43 ndeshje, ku ka arritur të shënojë në total 3 gola, 2 nga të cilat në kampionat.

Po ndodh...