Goleadë e Barcelonës ndaj Antwerp të Mujës, PSG thyen pastër Dortmundin, përmbysje kampionësh e Manchester Cityt në Champions

19 Shtator 2023, 23:45 / SPORT ALFA PRESS

Goleadë e Barcelonës ndaj Antwerp të Mujës, PSG thyen

Champions League zbriti sonte në fushë për ndeshjet e para të grupeve. Në grupin H, Barcelona triumfoi me goleadë ndaj Antwerp me shifrat 5-0 në shtëpi.

Arbnor Muja me shokë ishin të pafuqishëm ndaj katalanasve, me kampionët belg që pësuan 3 gola në pjesën e parë.

Felix dhe Lewandowski realizuan në minutat e para, sakaq Bataille pak më vonë ishte i pafat pasi shkaktoi penallti.

Në pjesën e dytë, djemtë e Xavit vazhduan të argëtoheshin, radha ishte e Gavit për të përshendetur portën e mbrojtur nga Butez.

Joao Felix shënoi më pas golin e dytë personal në këtë takim, pas një asisti të Raphinha. Në takimin tjetër të këtij grupi, Shakhtar-Porto u mbyll 1-3 për portugezët.

Në grupin G, në Etihad Stadium (Manchester), Manchester City përmbysi Crvena Zvezdan 3-1. Pjesa e parë u dominua totalisht nga kampionët e Europës, por “Qytetarët” nuk kishin shënjestrën e duhur për të ndëshkuar serbët. Kur nuk shënon, e pëson dhe kështu ndodhi. Zvezda i befasoi anglezët me golin e Bukari në fundin e fraksionit të parë, e për t’u konfirmuar si gol i rregullt u nevojit ndërhyerja e sistemit VAR. Në pjesën e dytë, skuadra e Guardiolës i ndryshoi fatin takimit me dopietën e Alvarez dhe golin e Rodrit.

Grupi G
Manchester City 3 pikë

Në grupin F, PSG mundi me shifrat 2-0 Dortmund në Paris. Mbappe zhbllokoi takimin me penallti (49’), ndërsa Hakimi dyfishoi shifrat (58’). Gjermanët nuk dolën dot në lojën e tyre, duke e patur të vështirë jo vetëm të konkretizojnë, por edhe të vendosin në vështirësi kundërshtarin.

Në takimet e tjera, në grupin E, Lazio barazoi 1-1 në shtëpi me Atletico Madrid, ndërsa Feyenoord kaloi 2-0 Celtic.

Manchester City 3-1 Crvena Zvezda

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128