
Goli i 900-të në karrierë, Ronaldo ndëshkon Kroacinë në Ligën e Kombeve

5 Shtator 2024, 21:47 / SPORT
Cristiano Ronaldo ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës përballë Kroacisë në Ligën e Kombeve, duke shënuar golin e 900-të në karrierën e tij.
Një asistim perfekt i Nuno Mendes është kapur mjaft mirë nga sulmuesi i cili me një goditje perfekte brenda zonës dërgon topin në rrjetë, duke shpërthyer menjëherë në lot, pas shënimit të arritjes jubilare.
Portugalia dhe Kroacia po ndeshen në kuadër të javës së parë të UEFA Nations League, me ndeshjen që momentalisht është fikuar në rezultatin 2-1, pas golave të Diogo Dalot e Cristiano Ronaldo, ndërsa një autogol i Dalot ka shkurtuar shifrat për ballkanasit.

"E keqja Rama apo e keqja Berisha"/ Ku gabon Bushati dhe Kajsiu
Nga Roland Lami
ide

Suksesi ka shumë baballarë, dështimet janë jetime!
Nga Gjergj Nika


Vdekja nuk të bën as të mirë, as të keq
Nga Lutfi Dervishi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128