Goli më i shpejtë në historinë e Europianit nuk i mjafton Shqipërisë, kuqezinjtë munden me përmbysje nga Italia
15 Qershor 2024, 23:06 / SPORT

Shqipëria është mundur në ndeshjen e parë të Europianit përballë Italisë me rezultatin 2-1 në Dortmund.
Sfida nisi mjaft mirë për kuqezinjtë e Sylvinhos, të cilët gjetën golin me Bajramin që shënoi që në sekondën e 22, duke realizuar kështu dhe golin më të shpejtë në historinë e një kampionati Europian.
Gjithsesi kjo gjë nuk i mjaftoi Shqipërisë, me Italinë që gjeti dy gola shumë te shpejtë me Bastonin dhe Barellën në minutat 11’ dhe 16’
Në pjesën e dytë kuqezinjtë tentuan të shënonin, kur iu afruan më shumë me Manajn në minutën e 90’, por topi përfundoi jashtë kuadratit.
Kështu Italia shkon në kuotën e tre pikëve, ndërsa Shqipëria do të tentojë të arrijë maksimumin përballë Kroacisë më 19 qershor, ora 15:00 në Hamburg.
REZULTATI:
ITALI 2-1 SHQIPËRI
Bastoni 11′, Barella 16′ / Bajrami 1′
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
