Holandë-Angli/ Stuhi në Dortmund, “Signal Iduna Park” vazhdon të pikojë
10 Korrik 2024, 20:55 / SPORT

Ka mbetur më pak se gjysëm ore nga fillimi i takimit Holandë-Angli, dhe shiu në Dortmund “po bën nxehmjen”.
Nga fotot duket se tifozët nuk do të kenë një natë aq shumë argëtuese të ulur në shkallët e stadiumit “Signal Iduna Park”, sepse siç ka ndodhur më përpara në ndeshjen Gjermani-Danimarkë, nga çatia e stadiumit vazhdon që të rrjedhë një “ujvarë” shiu që bie mu në stolat e tifozëve.
Nuk dihet ende nëse shiu do të pushojë ose do të vazhdojë më tepër, por që moti në Dortmund nuk duket se do të jetë në favor të takimit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

