Hysaj pranon fajin: Humbasim prej gabimeve individuale, një nga ndeshjet më negative për mua

25 Shtator 2022, 07:49 / SPORT ALFA PRESS

Hysaj pranon fajin: Humbasim prej gabimeve individuale, një nga ndeshjet

Kapiteni i Kombëtares, Elseid Hysaj, u shfaq i revoltuar pas humbjes që Shqipëria pësoi ndaj Izraelit. Në prononcimin pas ndeshjes, ai u shpreh se te ky grup mungon agresiviteti dhe shpirti luftarak.

“Unë e ndjej veten më mirë djathtas. Ndihem më mirë në krahun e djathtë, edhe në Itali kam kaluar në krahun e djathtë dhe po luaj më mirë aty se në të majtë.

Por kur trajneri më kërkon të luaj majtas, përpiqem të jap maksimumin. Në Kombëtare na duhet një si Andi Lila, me agresivitetin e vetë. Mungon motivimi dhe entuziazmi bëjmë gabime individuale.

Nuk shikoj shpirtin që kemi pasur dikur. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Evoluimi i futbollit po i qetëson lojtarët e rinj. Ne kur kemi ardhur në Kombëtare, kemi dhënë gjithmonë maksimumin.

Duhet të analizojmë ndeshjen, gjithë lojtarët gabojmë, por nuk duhet të hamë të tillë golash. Nuk po e gjej përgjigjen se pse po ndodh kjo situatë.

Pse vjen një tjetër humbje?
Nga gabimet individuale, siç e bëra edhe unë. Po gabojmë shumë në çdo ndeshje dhe kjo po na penalizon vazhdimisht.

A ndikoi rikthimi te skema me pesë në mbrojtje?
E kishim planifikuar që nëse nuk do na ecte mirë me 4, do ktheheshim me 5 dhe ashtu ndodhi. Kur u vumë në vështirësi, u tërhoq Gjasula. Por besoj se nuk ishte problemi i skemës, sesa i gabimeve individuale, që ne bëmë edhe sot.

Si ndiheni që vazhdojmë të humbim nga gabimet e tua?
Normal që nuk ndihem mirë, pasi unë duhet të jap shumë më tepër. Pikërisht nga dëshira për të dhënë më shumë, shpesh gaboj. Sot ka qenë një nga ndeshjet më negative për mua dhe do ta analizoj me veten, për të reaguar në sfidat e ardhshme” u shpreh Hysaj.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128