“I lumtur për rikthimin te Kombëtarja”, Tuci flet para sfidës me Andorrën: Nuk ka nënvlerësim, shpresoj që të fitojmë

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Indrit Tuci ka folur në prag të ndeshjes me Andorrën. Ai deklaroi se nuk do ta nënvlerësojnë dhe se shpreson te fitorja. Ndër të tjera u shpreh i lumtur për rikthimin te Kombëtarja.
“Me thënë të drejtën ndjehem shumë mirë dhe që u riktheva në Kombëtare sepse është një arritje e madhe për çdo futbollist që të jetë pjesë e Kombëtares, sidomos kur kemi mundësi edhe më shumë për tu futur në Botëror. Do të jap maksimumin tim, çunat më pritën shumë mirë edhe shpresoj të bëjmë mirë këto dy ndeshje.
Atmosfera më duket shumë e mirë, të gjithë shoqërohemi me njëri-tjetrin, ka harmoni grupi dhe përgatitjet janë shumë intensive për Andorrën, për momentin po mendojmë vetëm për të dhe më pas për Anglinë. Po i analizojmë shumë mirë, kemi parë disa video se çfarë mund të bëjnë ata, për të na penalizuar ne dhe shpresoj që dëshirat që ka trajneri ti realizojmë në fushë dhe mos ta zhgënjejmë.
Më e rëndësishme është ndeshja e parë me Andorrën, nuk duhet ti nënvlerësojmë sepse kanë lojën e tyre që nuk i pëlqen asnjë ekipit të cilët mbrohen me çdo kusht që të mos pësojnë gol dhe shpresojmë që të arrijmë të fitojmë ndeshjen e parë dhe për të dytën do të flasim më tej”, deklaroi Tuci për mikrofonat e FSHF-së.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
