Lajme flash

I përndjekuri politik tregon kalvarin me Rindërtimin! Qytetari: Banesat i kam me dokumente, shteti s’mi rikthen! Avokati: Bashkia ka bërë veprime të kundraligjshme

27 Mars 2025, 20:32 / AKTUALITET ALFA PRESS

I përndjekuri politik tregon kalvarin me Rindërtimin! Qytetari:

Për 90-vjeçarin Sali Gasa, historia është më shumë se një varg fatkeqësish dhe tragjedish. Dita e tërmetit solli edhe më shumë rrethana të dhimbshme, gruaja e tij,  pasi mori vesh se në familjen e saj për shkak të tërmetit kishin humbur jetën nipi bashkë me të atin, humbi kujtesën, këto ishin një goditje shumë e madhe për bashkëshorten Drita Gasa.

Shteti merr çdo gjë që i përket, ky 90-vjeçar vazhdon të kërkojë nëpër gjykata dhe zyra, ndërkohë që sfidat dhe problemet rriten çdo ditë e më shumë. Në këtë tragjedi, ku duhet të ishte një rikuperim dhe një ndihmë, ai ka mbetur vetëm në kërkim të asaj që i takon. Çdo shpresë dhe çdo mundësi, sikur janë një mrekulli që i janë hequr, ndërsa ai kërkon drejtësi. Ai ndjen se gjithçka është thjesht një shaka tragjike që luhet mbi shpinën e tij.

Sali Gasa thekson se këto para janë lekët e burgut. 90-vjeçari ka vuajtur në kohën e komunizmit dhe po ndëshkohet edhe sot në kohën e demokracisë. Me paratë e burgut politik arriti të blejë banesat në Thumanë, 4 hyrje të gjitha me certifikatë pronësie u prishën për të rindërtuar Thumanën.

Por fëmijët e të moshuarit mbetën pa banesa sepse shteti nuk ua siguroi pronën të dhënë me kushtetuese.

Më tej i moshuari Sali Gasa sqaron se: “Pallati nr.42  kam pas 3 hyrje në emrit të fëmijëve dhe djalit. Në pallatin 35, ka qenë një hyrje, 4 shtëpi kemi përfituar për 11 frymë dhe 5 kryefamiljar. Shtëpitë i kemi blerë vet të gjitha të regjistruar në hipoteke në emër të fëmijëve.”

I moshuari ka kaluar një jetë plot vuajtje dhe sakrifica, ende nuk ka mundur të gëzojë pronën e tij. Ai tregon me zemërim se: “Pavarësisht se ato shtëpi i ka blerë vetë, shteti ende nuk ia ka dhënë atij siç i takon”.

Sali Gasa shprehet i pikëlluar se: “Janë shtëpitë tona i kemi blere vet nuk na i ka dhënë  shtetësi jemi të përndjekur politik, shteti duhet të na i kishte dhënë falas, jo me na i marrë. Jam liruar në vitin ‘90 nga burgu politik, kam bërë 18 vite e 6 muaj në burg, jam liruar me urdhër të Ramiz Alisë”. 90 vjeçari shprehet me një ton të theksuar pikëllimi dhe shqetësim.

Sipas të moshuarit është shkelur nenit 17, ai sqaron se: “Na kanë kthyer përgjigje do merren shtëpitë në bazë këtij neni këtij akti mashtrime”.

Kërkesa ime është ballafaqim, nëse unë dal fajtor, të jap edhe këtë hyrje që kam këtu.”

Me këto fjalë, Sali Gasa thekson me dhimbje jo vetëm vështirësitë e jetës, por edhe pasigurinë që ka pasur për të ofruar një të ardhme më të mirë për fëmijët e tij, ndërsa shteti dhe autoritetet duket se e kanë lënë të vetëm në përballje me sfidat e jetës. I moshuari është ankuar  dhe ka vënë në dijeni çdo institucion si përfaqësues ligjor, por përveç premtimeve asnjë hap tjetër nuk është marr. Duke u shtrënguar ti drejtohet derës së gjykatës.

Gasa shprehet se: “Jam ankuar dhe kam hapur gjyqet! Në gjyqin e parë zv.kryeministrja, në bazë të aktit normativ na takojnë hyrjet më vete, siç i kemi pasur”

Një tjetër familje përballet me një problem të ngjashëm, që duket se ka të bëjë me një burokraci të pashpjegueshme dhe të pafalshme. Ata kishin dy banesa, por pas tërmetit, vetëm njëra prej tyre iu dha nga institucionet. Sikur të mos mjaftonte kjo, ata janë ende të mbetur në pritje të asaj që duhet të ishte një zgjidhje e thjeshtë, një ndihmë që ka mbetur vetëm premtim.

Avokati Enver Shpata shprehet se: “Bashkia për sa kohë se e ka përcaktuar me listën e të dëmtuarve dhe ka bërë më pas selektime, që do të thotë se është e kundraligjshme”

Padyshim që ky është një tjetër shembull i administratës që nuk arrin të ofrojë një zgjidhje për ata që kanë vuajtur, e cila nuk është thjesht një histori për t’u treguar, por një realitet të cilin shumë qytetarë të këtij vendi vazhdojnë ta përjetojnë, duke mbetur në pritje të një “miratimi” që duket se nuk vjen kurrë.

Mirela Fifo një tjetër banore e Thumanës për Vetting shprehet se: “Unë kam patur dy hyrje në këtë pallat, por bashkia jonë ma ka refuzuar banesën tjetër.”

Me fjalët e saj, ajo shpreh një frustrim të thellë ndaj një sistemi që përpiqet t’i japë “zgjidhje”, por në fakt ka bërë më shumë dëm se sa mirë. Kjo është një situatë që pasqyron shumë prej problemeve që përballen qytetarët çdo ditëm premtime të thyera, shkelje të të drejtave dhe një administratë që nuk zgjidh problemin, por që është vet problemi.

Mirela Fifo thekson se: “Pallati është shembur për rindërtim: Sipas tyre jemi të pajisur, ne kemi qenë të shkallës DS3, kemi prit lekët për ta riparuar pallatin dhe me për të hyrë dhe jo për të na i prish e mos të na jepnin fare”.

Denoncuesja  shpërthen në ndjenjë zemërimi pasi shtëpia ka qenë me certifikatë pronësie e pajisur që në vitin 2006, por ky sistem nuk ia njohu të drejtën e pronës. Ky është një tregim i një familjeje, që pavarësisht se kanë kaluar një jetë të tërë duke punuar dhe kontribuar në këtë vend, nuk kanë mundur të gëzojnë atë që ligjërisht ju takon.

Më tej Mirela Fifo thotë se: “E kanë prish për projekt në bashki dhe komunë i jemi drejtuar e s’na kanë dhënë zgjidhje i jemi drejtuar gjykatës kërkojmë pronën tonë të fëmijës tim”.

Fifo akuzon dhe zbulon dhe një tjetër fytyrë të së vërtetës, ajo shprehet se ka pas dhe raste abuzimi.

“Ka familjar të tjerë që kanë pasur një plus një dhe kanë marr 3 plus 1 dhe unë që kam pas shtëpinë time me dokumenta, s’ma jep shteti.”

Ndërsa për të plotësuar sa e sa familje ka shteti, dmth ma merr mua ja jep atyre” sqaron zonja Fifo.

Mirela Fifo nuk ka lënë vend pa u ankuar, por të gjithë i tregojnë para fytyrës një VKM të nxjerrë në kohë emergjence që mesa duket “shkel” edhe mbi kushtetutën.

“Kam folur edhe vet me kryetarin dhe s’kam shkuar më  se me tha sipas ligjit je e plotësuar.”

Çështjen aktualisht edhe Mirela Fifo  e ka depozituar në gjykatë, por një rreze shprese e dhënë nga avokati mban këto familje me sytë nga peshorja e drejtësisë.

Fifo u shpreh se: “Avokati thotë se  është pronë me dokumenta, nuk e mohon dot askush. Kërkojmë shtëpinë tonë metrat katrore nuk kërkojmë asgjë tjetër”.

Denoncimet dhe dëmi që shteti i rëndoi individit pas tërmetit vijon të mbetet  një sforco.

“Jemi totalisht të zhgënjyer, nuk kemi gjet asnjë të drejtë”- thekson Fifo.

Blerim Myrta pas tërmetit  është diskriminuar pasi edhe pse e ndante vetëm një mur nga komshiu i tij.  ASHK-ja i refuzon legalizimin e banesës, ndërsa familjes tjetër ia pranon.

Blerim Myrta një tjetër banor i pallatit sqaron se: “Unë objektin e kam pas  187 m2. I kam pas me certifikatë pronësie, ndërsa pjesën tjetër ka qene në proces legalizimi që para tërmetit.

Më datë 10 prill 2020 më ka ardhur përgjigja që objekti është përjashtuar nga procesi I legalizimit.

Rrjedhimisht edhe dëmshpërblimi ishte sa çereku i pronës që ai posedonte.

Avokati i çështjes shprehet se ky është një rast i paprecedent pasi në bazë të procedurave ligjore  ashk duhet ta kishte regjistruar pronën sipas tij jemi në kushtet e diskriminimi.

Sinkron avokati: “ Për njerëz të barabartë kanë bërë diferencime që për mua nuk janë aspak të ndershme dhe as njerëzore”.

Të gjithë këta qytetarë, janë në këtë situatë tragjike pikërisht për shkak të menaxhimit të gabuar të tenderave dhe fondeve publike, të cilat shpesh janë dhënë në kundërshtim me ligjin. Vendimet e marra nga autoritetet shtetërore nuk kanë pasur si prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët, por përfitimin nga kontratat e dyshimta dhe shpërndarja e fondeve përmes rrugëve të pandershme. Ky sistem ka krijuar një hendek të thellë midis premtimeve dhe realitetit, duke i lënë qytetarët pa të drejtat e tyre, duke e kthyer çdo mundësi për përparim në një iluzion. Kjo është një situatë ku jo vetëm që ata nuk gëzojnë asgjë nga ajo që u takon, por janë të detyruar të luftojnë nëpërmjet procedurave të pafundme ligjore, të cilat nuk sjellin asnjë rezultat konkret.

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa në analizojnë situatën se për shkaka të menaxhimit të gabuar nga autoritet, problemi bije më pas tek banorët: “Pasojat e saj janë të qarta, produkte që kalojnë ndjeshëm për nga pikëpamja e cilësisë së tyre dhe kosto që shpesh herë i kemi parë që janë abuzive”./Vetting

 

Po ndodh...