Ikën Nagelsman, Bayern Mynih gjen menjëherë zëvëndësuesin

23 Mars 2023, 23:01 / SPORT ALFA PRESS

Ikën Nagelsman, Bayern Mynih gjen menjëherë

Bayern Munich ka shkarkuar Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit.

Shkarkimi vjen në një moment të ndërlikuar: Pas ndeshjeve ndërkombëtare, Bayern sfidon liderët e Bundesligës, Dortmund (1 prill) dhe në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve përballet me Manchester Cityt (11 dhe 19 prill).

Nagelsmann erdhi te Bayern nga Leipzig në vitin 2021. 

Kontrata e tij ishte e vlefshme deri në vitin 2026, por që nuk arriti ta çonte deri në fund.

Pasardhësi i Nagelsmann është bashkatdhetari i tij Thomas Tuchel, i cili më parë ka punuar si trajner i Mainz 05 dhe Borussia Dortmund në Bundesligë. 

Pas kësaj, Tuchel punoi te PSG dhe deri vjeshtën e kaluar te Chelsea. 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128