Inter apo Napoli? Skuadra e Kontes ka një shans të artë për titullin, por Bolonja është rrezik

7 Prill 2025, 15:09 / SPORT ALFA PRESS

Inter apo Napoli? Skuadra e Kontes ka një shans të artë për

Skuadra e Napolit ka një shans të artë mbrëmjen e sotme për të ngushtuar diferencën me Interin dhe për të shkuar në -1 pikë. Antonio Konte do të luajë në transfertën e vështirë ndaj Bolonjës, e cila po kalon një moment të artë dhe vjen pas disa fitoreve radhazi.

Sigurisht që Napoli do të provojë të bëjë gjithçka sepse ka një mundësi të shkëlqyer pas ndalesës së Interit në transfertën me Parmën. Është një bonus i jashtëzakonshëm për të qenë vetëm -1 pikë dhe për të bërë sa më shumë presion deri në fundin e këtij sezoni.

Napoli vjen pas fitores 2-1 ndaj Milanit, ndërsa Bolonja kërkon që të blindojë zonën Champions. Këta të fundit luajtën edhe në mesjavë në Kupën e Italisë ndaj Empolit dhe mund të ndikojë në rikuperimin e futbollistëve dhe formës së tyre fizike.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128