Lajme flash

Interi e mbyll të parën në avantazh në “Allianz Arena”, Lautaro ndëshkon Bayernin

8 Prill 2025, 22:15 / SPORT ALFA PRESS

Interi e mbyll të parën në avantazh në “Allianz

Bayern Munich dhe Interi  po përballen prej orës 21:00 në duelin çerekfinal në Champions League. Sfida e parë në Gjermani vendos përballë dy klube gjigante në Europë të cilët synojnë edhe trofeun.

Vendasit kishin mundësinë e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 26-të. Harry Kane i gjendur i vetëm përballë portierit të zikaltërve Sommer, goditi në cepin e portës duke gjetur shtyllën.

Ka ardhur goli i parë i mbrëmjes në Champions League. Në “Allianz Arena”, Bayern Munich po përballet me Inter-in, në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në Champions League.

Në minutën e 37-të, Interi zhbllokon rezultatin pas një super aksioni, të finalizuar me shumë sukses. Carlos Agusto pason brenda në zonë, Thuram asiston me finte për Lautaron, argjentinasi dërgon topin në rrjetë.

Kujtojmë se në minutën e 25-të, Harry Kane pati shansin e artë të zhbllokonte rezultatin. Pas një pasimi fantastik të marrë nga francezi Michael Olise, Kane si rrallëherë gabon nga një pozicion që duhej të ishte gol i sigurt.

 

Po ndodh...