
Inzaghi: Barazimi? Nuk bëjmë llogari, e respektojmë shumë Monacon, por duam fitoren

Të mposhtë Monaco-n për të pasur sigurinë e përfundimit mes tetë ekipeve të para në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.
Objektivi i Interit është i qartë, edhe pse në mendjen e Simone Inzaghit mund të lindin disa dyshime për formacionin, duke marrë parasysh edhe derbin në kampionat kundër Milanit:
"Kemi mundësinë të përfundojmë mes tetë më të mirëve, që do të ishte një rezultat i shkëlqyer dhe aspak i garantuar.
Në këtë Ligë të Kampionëve kemi luajtur me përqendrim dhe agresivitet të madh.
Kemi shënuar pak gola, por kemi pësuar vetëm një."
Cila është diferenca për ju mes një barazimi dhe një fitoreje kundër Monaco-s?
Nuk mund të bëjmë llogari pas një ecurie të shkëlqyer. Na mungon vetëm një hap i fundit dhe duam ta bëjmë kundër Monaco-s, që është një kundërshtar i shkëlqyer, me lojtarë ofensivë shumë të mirë dhe një lojë të organizuar sulmuese. E respektojmë shumë Monacon.
A do të ketë rotacione të mëdha si në të kaluarën?
Nuk kam parë ende me kujdes stërvitjen e sotme. Do të bëj disa ndryshime, si gjithmonë, por do të shohim sepse kam disa dyshime dhe disa lojtarë mungojnë, si Acerbi, Çalhanoglu dhe Correa. Taremi pati një problem në Lecce dhe u stërvit veçmas, por shpresoj ta rikuperoj. Do të bëj vlerësime.
Duke parë buxhetin, Interi renditet i 14-ti. A është Liga e Kampionëve një objektiv apo një ëndërr?
E dimë rrugëtimin tonë dhe vështirësitë e tri viteve e gjysmë të fundit. Kemi punuar shumë dhe klubi nuk më ka munguar në asgjë, edhe pse kemi humbur disa lojtarë dhe kemi blerë të tjerë. Duam të ecim përpara në Champions dhe jemi shumë pranë tetë më të mirëve, gjë që nuk ishte e garantuar, duke pasur parasysh se disa skuadra me buxhet më të madh se ne do të mbeten jashtë.
Nëse luan Arnautovic, nga çfarë do të varet zgjedhja e çiftit të sulmit?
"Momentalisht, sulmuesit e mi mund të luajnë pa probleme me njëri-tjetrin, siç e kam treguar gjatë vitit. Nuk kam vendosur ende se kush do të luajë kundër Monacos. Arnautovic është stërvitur shumë mirë, ndërsa Thuram dhe Lautaro janë rikuperuar mirë nga lodhja. Do të mendoj vetëm për Monacon."
Ju habit niveli mesatar i skuadrave franceze në këtë Champions?
E prisja që Monaco, Lille dhe PSG të ishin protagonistë, sepse futbolli francez është shumë fizik. Po bën shumë mirë edhe Bresti. Ligue 1 ka shumë talente për t’u parë, njësoj si Monaco.
Pse në Ligën e Kampionëve fitoni pothuajse gjithmonë 1-0?
Këto shtatë ndeshje në Champions i kemi luajtur me një përqendrim shumë të madh. Kemi shënuar më pak, është e vërtetë, por kemi pësuar vetëm një gol në një aksion të veçantë. Skuadra ka qëndruar gjithmonë agresive dhe e vendosur, siç kërkojnë këto ndeshje.
Bisseck si qendërmbrojtës është një zgjidhje që po studiohet?
Ai mund ta bëjë atë rol, e ka treguar si në ndeshjen ku ishte titullar, ashtu edhe në Lecce-n kur u aktivizua. Po përmirësohet, por ka cilësitë për të luajtur atë rol. Është e vërtetë që po presim Acerbin dhe kemi De Vrij në atë pozicion.
A keni frikë nga rezultatet e hetimeve të Prokurorisë Federale?
Jam shumë i qetë dhe e kam sqaruar pozicionin tim në institucionet përkatëse. Nuk dua të zgjatem, edhe sepse kemi një ndeshje të rëndësishme përpara.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128