Inzagi, apel përpara Napolit: Të mbyllim kampionatin
17 Mars 2024, 10:11 / SPORT

Trajneri i Interit, Simone Inzagi ka vendosur të jetë i qetë për eliminimin e skuadrës së tij nga Champions-i.
Numri një i zikaltërve e pranoi këtë gjë menjëherë pas sfidës në Madrid, ndërkohë që edhe ditën e djeshme nuk i ka ngritur tonet.
Sigurisht që kërkon ta ketë skuadrën sa më të përqendruar për të mos e ndier presionin për atë eliminim të beftë nga Champions-i. “Duhet të kishim bërë më mirë, por i tillë është futbolli.
Me pak më shumë qetësi mund të ishim ne në çerekfinale. Tani duhet të përgjigjemi sa më mirë në kampionat sepse kemi një ndeshje të rëndësishme. Duhet të vazhdojmë momentin pozitiv dhe ta mbyllim këtë objektiv”, ka thënë trajneri para skuadrës.
-
-
Shtatë ndeshje pa triumf, Tirana do rinisjen në derbi
17 Mars, 09:08
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


