Ish-trajneri i Milanit në rrezik për jetën: Ish Gruaja më gjeti në një liqen gjaku, mrekulli që jam gjallë…

26 Maj 2023, 15:00 / SPORT ALFA PRESS

Ish-trajneri i Milanit në rrezik për jetën: Ish Gruaja më

Rënia nga shkallët, nga një lartësi e konsiderueshme e Alberto Zaccheroni, i kishte shkaktuar dëmtime të rënda në kokë. Për pasojë u shtrua me urgjencë në spitalin “Bufalini” të Cesena, në reanimacionin.

Fatmirësisht, ish-trajneri i Milanit dhe Interit (ndër të tjera) po përjeton një fazë rikuperimi të qartë, pasi ka rrezikuar seriozisht jetën, ka qëndruar disa ditë në koma. I intervistuar nga “Corriere della Sera”, Zaccheroni përshkroi dinamikën e ngjarjes dramatike në shtëpi:

"Gruaja ime Fulvia më gjeti me fytyrën poshtë, pa ndjenja. Ajo thotë se isha në një liqen gjaku, me fytyrën poshtë dhe njërin sy të nxirë komplet. Jam gjallë prej një mrekullie.

Unë u rrëzova duke zbritur shkallët e shtëpisë. Gruaja vrapoi kur dëgjoi britmat. Rashë me kokë në dysheme, mund ta imagjinoni çfarë frike. Meqenëse ishte qeni i Luca, djalit tim, mendohet se e kam pasur në krahë dhe jam përkulur për ta mbrojtur nga goditja”.

Zaccheroni duhej të përballej edhe me periudhën e rehabilitimit: "Kam bërë fizioterapi, kam punuar me logopedë. Më duhet të falënderoj mjekët dhe të gjithë stafin e dy instituteve që më kanë ndjekur. Ata kanë qenë të jashtëzakonshëm. Shpesh e marrim si të mirëqenë punën e tyre, por nëse eci dhe flas sërish, duhet t’ua jap meritat vetëm mjekëve”.

Dalja nga spitali ndodhi më 22 prill. Zaccheroni humbi dy dioptra dhe vuan nga një deficit i kujtesës afatshkurtër: "Prita disa ditë dhe pastaj shkova të përshëndes stafin e spitalit Bufalini. Nuk e njoha më spitalin. I thashë Fulvias: Ky është vendi? Infermieret më thanë se isha rebel… Licenca? Do të më duhet të bëj analiza për ta rimarrë, kam një dëmtim të kujtesës afatshkurtër".