Ismajli shkëlqen kundër Interit. Ja pesë legjionarët më të vlerësuar të fundjavës
25 Shtator 2023, 10:30 / SPORT

Portali i njohur “Sofascore” sjell për lexuesit pesë futbollistët kuqezi më të vlerësuar këtë javë.
Vendin e parë e mban Ardian Ismajli. Mbrojtësi i Kombëtares dhuroi një paraqitje fantastike kundër Interit, ku i mohoi një gol të sigurt Darmianit dhe futi në “xhep” Lautaron. Për këtë paraqitje ai u vlerësua me notën 7.7.
Vendin e dytë ndahet nga Ernest Muçi dhe Ivan Balliu, të cilët janë vlerësuar me notën 7.6.
Me notën 7.4 u vlerësua Berat Gjimshiti, i cili ndihmoi Atalantën e tij të mbante portën e paprekur kundër Kaljarit.
Në vendin e pestë ndodhet Etrit Berisha, i cili u tregua vendimtar me ndërhyrjet e tij kundër Interit, edhe pse nuk e shmangu dot humbjen. Për këtë ndeshje, ai u vlerësua me notën 7.3.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
