“Ja gjendja e Sembene”, Kërnaja: Rasti ndikoi psikologjikisht te djemtë, tani çdo gjë nën kontroll

31 Janar 2026, 21:06 / SPORT ALFA PRESS

“Ja gjendja e Sembene”, Kërnaja: Rasti ndikoi psikologjikisht

Trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja doli në konferencë, pas barazimit 2-2 ndaj Elbasanit. Ai u ndal te lojtari i të kuqve, Sembene, i cili ra pa ndjenja në fushë.

“Gjendja e Sembene është e stabilizuar. Falë Zotit nuk ka ndonjë gjë, tani po bëhen kontrollet speciale, çdo gjë është nën kontroll.

Sot nuk kam çfarë them për djemtë, dhanë maksimumin, nga i pari te i fundit. Kur e them që Partizani është ekip i madh, e ka këtë zemër, ka këtë shpirt, ka këtë ego për të luajtur e fituar ndaj çdo kundërshtari. Sigurisht problemi me Sembene ndikoi psikologjikisht te djemtë, mos harrojmë është rasti i dytë. Mos të kujtojmë kohën e vjetër në ndeshjen me Egnatian dhe 70% e djemve kanë qenë në fushë në atë ndeshje dhe është prapë shok psikologjik. E njëjta gjë na ndodhi përsëri dhe në ato minuta djemtë ishin në shok dhe arrij t’i kuptoj. Plus kësaj na iku linja e mbrojtjes, iku Buxhelaj, futëm Muratajn, edhe Sembene e futëm Mehmetin. Ishte linjë e çorganizuar se nuk janë lojtarë të atyre pozicioneve. Kemi dominuar gjatë ndeshjes, por nganjëherë kjo ndodh, 2-2. Mund ta mbyllnim ndeshjen me 3-1, por thjesht me dy goditje standarte kemi pësuar dy gola.

Nuk kishim centimetra me Elbasanin, nuk kishim zgjedhje të tjera, ishim shumë shtatshkurtër, ishin zgjedhje për punë centimetrash, anësorët dhe të qendrës të mesfushës janë të shkurtër. Në tre standarte na rrezikuan, asnjë rast tjetër nga ekipi i Elbasanit, që është në vendin e tretë. Luante për kreun sot, duhet t’i japim meritë Elbasanit për atë ku është sot. Kishim punuar dhe dinim rrezikun e tyre, është e rrezikshme të luash me lojtarë më shtatshkurtër, i kuptoj djemtë, por kjo është, nuk kemi çfarë bëjmë.

Elbasani nuk ishte konfuz, ne e vumë në vështirësi, u futëm mes linjave me pjesën sulmuese, futëm edhe një të shpejtë që të kishim rastin tonë në zonë, nuk ishim më top të gjatë. Kërkonim thellësinë. Zbrisnim anësorët e çonim lart sulmuesin, duke ditur tranzicionin pozitiv të rrezikshëm të Elbasanit, e dominuam ndeshjen. Kam diçka për arbitrimin, por do ua lë të tjerëve. Duhen të njëjtat standarte. Se ishte një rast me Bytyçin që e dha goditje dënimi ndërsa pak më parë ndërhyrjen me dy këmbë ndaj Tomës nuk e dha. Edhe ne kemi të njëjtat objektiva si Elbasani, jo dikush më pak e dikush më shumë”- tha ai.

Po ndodh...

ide