Jasir Asani: Nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar

19 Tetor 2023, 13:34 / SPORT ALFA PRESS

Jasir Asani: Nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të

Shqipëria po kalon një super moment teksa është shumë pranë kualifikimit në Euro 2024. Një kualifikim që është ripërsëritje e historisë së asaj të 2016.

Një nga protagonistët kryesorë të kësaj Kombëtareje është padyshim futbollisti nga Shkupi, Jasir Asani. Sulmuesi mëngjërash po kalon gjithashtu një moment fantastik teksa me golat e tij po i mahnit të gjithë.

Me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook, Asani nuk e fsheh dashurinë e tij të madhe që ka për kombin shqiptar.

“Deri në frymën e fundit, përjetë kuqezi, nëse do të kisha 7 jetë, të 7-ta do të zgjidhja t’i jetoja si shqiptar ”, shkruan 28-vjeçari.

Po ndodh...