Jasir Asani nuk di të ndalet, sulmuesi kuqezi shënon përsëri, formë fantastike para sfidave të kombëtares

6 Tetor 2024, 10:49 / SPORT ALFA PRESS

Jasir Asani nuk di të ndalet, sulmuesi kuqezi shënon
Vijon forma fantastike në Korenë e Jugut e Jasir Asanit. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, po përjeton një moment magjik, teksa ka realizuar sërish me ekipin e tij Gwangju. Këtë herë sallaksi kuqezi ka realizuar një gol në kohën shtesë, gol i cili vulosi fitoren e ekipit të tij 3-1, me Asanin që u aktivizua vetëm në pjesën e dytë në këtë ndeshje.

Goli por edhe performanca e Asir Jasanit tregon edhe një herë tjetër formën fantastike që ai po kalon, e cila shpresojmë të jetë e rëndësishme para ndeshjeve të tetorit kundër Çekisë dhe Gjeorgjisë.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128