Ka kohë që e ka humbur respektin te Bajern Mynihu, Oliver Kahn u sjell “ters” bavarezëve në Madrid
9 Maj 2024, 11:57 / SPORT

Oliver Kahn e ka humbur të gjithë reputacionin te shefat e Bajernit pas shkarkimit, aty ku u përfol në media se ai krijoi një “klan” brenda klubit. Por ajo që befasoi së fundmi është ftesa që presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, i bëri ish-portierit ikonik.
Por prezenca e Kahnit duket se ndikoi për keq. Bajern Mynih u eliminua nga “galaktikët” në minutat e fundit, aty ku gafa e Nojerit dhe goli i diskutueshëm i Joselu për pozicion jashtë loje rezultuan vendimtare për të dërguar Realin në finale, aty ku i pret një tjetër ekip, fjala është për rivalin më të madh të bavarezëve në Gjermani, Borusia Dortmund.
Edhe pse Hainer ka pohuar më herët se Oliver Kahn do të ketë një vend të rëndësishëm në klub, nuk ka patur “paqe”.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

