Kamioni del nga rruga, plagoset 28-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë pasdite në Shkodër, një kamion ka dalë nga rruga, teksa i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit.
Sipas informacioneve nga Policia ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Ura e Shtrenjtë në Shkodër.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrolli të mjetit nga drejtuesi S. M., 28 vjeç.
I plagosuri është transportuar për në spital dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Teksa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ura e Shtrenjtë”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit nga drejtuesi, kamioni ka dalë nga rruga.
Si pasojë, është dëmtuar drejtuesi i kamionit, shtetasi S. M., 28 vjeç, i cili ndodhet në spitalin rajonal të Shkodrës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
-
-
Ja ku dyshohet se fshihet ish-deputeti Arben Ndoka
20 Maj, 19:22 -
-
-
Ja ku dyshohet se fshihet ish-deputeti Arben Ndoka
20 Maj, 19:22 -
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


