
Kategoria e Parë/ Vora nuk i ndahet humbjeve, mposhtet nga Lushnja

Lushnja ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme sot përballë Vorës në kampionat, duke iu larguar edhe më shumë zonës së ftohtë të klasifikimit. “Lagunarët” kanë triumfuar me rezultatin 4-3, në një ndeshje që të dy skuadrat e kanë luajtur thuajse duke harruar si mbrohet.
Ishin miqtë ata të cilët gjetën lehtësisht hapësira në fillimin e takimit në mbrojtjen vendase, duke shënuar dy herë me penalltinë e Raboshtës e më pas me Qardakun. Nga ai moment, Lushnja kërkoi më me ngulm golin, duke shpërdoruar raste të shumta para portës së Jatës, me prapavijën mike që la shumë për të dëshiruar.
Canka rihapi ndeshjen në fundin e pjesës së parë ndërsa në të dytën, ishte autori i një prej golave që përmbysën plotësisht shifrat bashkë më Preknicajn e Leru, ndërsa mbrojtja mike ishte thuajse inekzistente.
Në fund, Albi Xhebrahimi shfrytëzoi një pavëmendje të vendasve për të bërë më pak të hidhur këtë humbje e mbyllur ndeshjen me rezultatin 4-3.
LUSHNJA-VORA 4-3
Klasifikimi:

ide

Inteligjenca Artificiale - Një Univers Dystopik

Zoti i korrupsionit nuk mund të përlyejë Zonjën e drejtësisë

Koka e Veliajt në burg, koka e Ramës në shesh
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128