“Kosova është Serbi”/ Pas rumunëve, një tjetër vend fqinj shfaq banderola të shëmtuara në stadium
27 Shtator 2023, 22:02 / SPORT

Politika vazhdon të ngatërrohet me sportin dhe një tjetër rast aspak i këndshëm vjen nga Greqia. Në ndeshjen mes Olympiakos të Pireut dhe Aris të Selanikut që po mbahet në Georgios Karaiskakis Stadium (Piraeus) është vërejtur një banderolë me shkrimin: “Kosova është Serbi”.
Në tribuna u dëgjuan kore kundër Kosovës, ndërsa banderola i takon tifozëve të Olimpiacos. Kujtojmë që diçka e tillë vjen vetëm disa ditë pas shfaqjes së shëmtuar në Rumani, ku në ndeshjen kualifikuese të Kosovës, u shpalos një tjetër baner me mesazh të njëjtë.
Raste të tilla, natyrisht jo vetëm që nuk i shërbejnë lojës më të bukur në botë, por edhe zbehin magjinë e futbollit. Kujtojmë që Greqia është një nga vendet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
