Kosova publikon listën për ndeshjet e marsit, mes 26 futbollistëve ka një emër edhe nga Superiorja

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, ka bërë sot publike listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e marsit në kualifikueset e Euro 2024. Tekniku francez ka përzgjedhur 26 futbollistë për sfidat ndaj Izraelit dhe Andorrës, me një listë ku nuk mungojnë emra shumë të rëndësishëm të kësaj përfaqësueseje.
Ai ka konfirmuar thuajse në bllok grupin e lojtarëve me të cilët ka punuar edhe në Ligën e Kombeve, teksa parashikohet që të ketë hapësira shumë shpejt edhe për emrat më të rinj si Albion Rrahmani, i cili po shkëlqen me fanellën e Ballkanit.
Ky i fundit është në fakt i vetmi futbollist nga kampionati i Kosovës, teksa emrat e tjerë janë të gjithë të përzgjedhur nga kampionate të tjera. Një prej tyre është edhe ai shqiptar, përfaqësuesi i të cilit është portieri i Tiranës, Visar Bekaj.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
