Kristian Eriksen bëhet gati t’i japë lamtumirën Mançester Junajtid dhe Anglisë: Më kanë mbetur edhe disa vite të mira

18 Mars 2025, 23:45 / SPORT ALFA PRESS

Kristian Eriksen bëhet gati t’i japë lamtumirën
Kristian Eriksen do të largohet nga Mançester Junajtid dhe kampionati anglez në verë. Futbollistit danez i përfundon kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë për të zgjedhur të ardhmen e tij. Mesfushori 33-vjeçar, e ka të qartë se dëshiron të luajë përsëri në futbollin e rëndësishëm.

“Nuk kam dëgjuar asgjë nga klubi ndaj e marr me mend se bashkëpunimi do të përfundojë, kjo është mënyra se si e interpretoj unë”, tha lojtari 33-vjeçar i cili ka luajtur vetëm 16 ndeshje në këtë sezon me “djajtë e kuq”.

“Jam i gatshëm të gjej diçka tjetër, jam në rregull me këtë. Por ku do të jetë, nuk e kam vendosur ende. Qëllimi është të mos qëndroj në Angli. Nuk do të shkoj në SHBA, jo aq larg. Do të dëshiroja të qëndronim në Europë, por është ende shumë herët për t’u kthyer në shtëpi në Danimarkë. Ndjej se më kanë mbetur ende disa vite të mira përpara duke luajtur jashtë”, tha ai.

 

Po ndodh...