
Kritika të ashpra ndaj Mbappe: Nuk e meriton të jetë kapiten, nuk merr përgjegjësi!

Ish-futbollisti i Francës, Emmanuel Petit është treguar mjaft agresiv për rolin e Mbappe te skuadrave e “Gjelave”.
Ish-mesfushori, thekson se sulmuesi nuk është i denjë për të qenë kapiteni i Francës ndërsa shtoi se ai nuk merr mjaftueshëm përgjegjësi në fushë.
“Deri në këtë moment, Mbappe nuk është i denjë për të qenë kapiteni i Francës.
Nuk merr mjaftueshëm përgjegjësi në fushë dhe prej fillimit të këtij Europiani nuk ka qenë në lartësinë e duhur.
Por, këtu ndikon edhe fakti që ai nuk është në formën e vet më të mirë.
Mendoj se ndaj Portugalisë, Deschamps e zëvendësoi shumë vonë, ndoshta duhej zëvendësuar në minutën e 60.
Megjithatë, besoj dhe shpresoj se do të shpërthej në gjysmëfinale. Unë do ta aktivizoja vetëm sepse përballë është Spanja, pasi nëse do të ishte një tjetër skuadër, do ta lija në stol”, u shpreh Petit.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128