
Ksabi Alonso u hap “zjarr” bavarezëve: Titulli nuk është vendosur

Trajneri Ksabi Alonso tha se shumëçka mund të ndodhë në garën për titull në Bundesligë, pasi skuadra e tij Bajer Leverkusen uli avantazhin e Bajern Mynih në gjashtë pikë me një përmbysje ndaj Shtutgartit. Leverkusen shmangu humbjen e katërt radhazi, pasi kampionët gjermanë arritën nga 3-1 për të mposhtur Shtutgart 3- 4 të dielën në mbrëmje.
Fitorja bëri që “Aspirinat” të mbyllnin diferencën ndaj liderit të Bundesligës, Bajern Mynih, në gjashtë pikë, që do të thotë se ka ende shumë për të luajtur me tetë ndeshje të mbetura. “Të kemi përsëri atë ndjenjë të mrekullueshme pas këtyre dhjetë ditëve, kjo ishte e rëndësishme për të gjithë ne”, tha trajneri Ksabi Alonso pas ndeshjes.
Sa i përket garës për titull, ai tha se gjithçka që Leverkusen mund të bëjë, është të përpiqet të fitojë ndeshjet e mbetura. “Mund të ndodhë shumëçka. Duhet të fitojmë ndeshje pas ndeshjeje. Është jashtë duarve tona”. Mesfushori i “Aspirinave”, Robert Andrish, bëri të qartë gjithashtu se kampionët nuk kanë hequr dorë nga parakalimi i Bajernit në krye të tabelës. “Ne vetëm duam t’i mbajmë në këmbë deri në fund”, tha ai.
KALENDARI – Kanë mbetur edhe 8 raunde deri në mbylljen e Bundesligës përgjatë ciklit 2024-2025. Fakti që gjigantët bavarezë janë 6 pikë përpara kampionëve në fuqi të Leverkusen, i qetëson disi tifozët e klubit më të titulluar në Gjermani.
Megjithatë, asgjë nuk është e sigurt. Nëse analizojmë kalendarin, javët e fundit do të vendosin gjithçka, aty ku si Bajerni dhe Leverkusen do përballen me kundërshtar të vështirë, si: Mainc, Lajpcig, M’Gladbah, Fraiburg dhe Dortmund.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128