‘Kunjat’ mes Realit dhe Atleticos nuk kanë fund, Simeone ‘godet’ Ancelottin

20 Janar 2025, 17:40 / SPORT ALFA PRESS

‘Kunjat’ mes Realit dhe Atleticos nuk kanë fund, Simeone

Real Madridi dhe Atlético Madridi janë në një garë të zjarrtë për vendin e parë në LaLiga, dhe përplasja vazhdon të jetë e nxehtë edhe jashtë fushe.

Gjithçka filloi kur Diego Simeone nuk u shfaq i habitur nga kritikat e Celtas Vigos ndaj arbitrimit në ndeshjen kundër Real Madridit, duke deklaruar se bëhej fjalë për "episodet e 100 viteve të fundit".

Carlo Ancelotti reagoi, duke thënë se ekipi i tij duhet të jetë një "gjemb i ngulur" për argjentinasin, ndërsa Dani Ceballos shtoi se Simeone ende nuk i ka kapërcyer humbjet në dy finalet e UEFA Champions League ndaj Realit në vitet 2014 dhe 2016.

Në stilin e tij, në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Bayer Leverkusen-it, Simeone nuk i la pa përgjigje trajnerin dhe mesfushorin e Realit:

“Kurrë nuk jap opinion për atë që thonë kolegët e mi, thjesht i referohem kujtesës.

Kur ata ishin në klube të tjera, mendonin ndryshe”, tha ai, duke rikujtuar deklaratat e Ancelottit për arbitrimin e një ndeshjeje kundër Real Madridit kur drejtonte Bayernin e Munihut.

Ndeshja në fjalë ishte kthimi i çerekfinales së UEFA Champions League 2016/2017, që përfundoi me fitoren 4-2 të madrilenëve.

Diego Simeone nuk e la pa koment as Ceballos-in: “Kur ishte te Betisi mendonte ndryshe. Tani është shumë mirë”, u përgjigj ai.

Në prag të ndeshjes kundër Leverkusenit, trajneri argjentinas theksoi se qëllimi i Atléticos është të arrijë në finalen e UEFA Champions League dhe ta fitojë atë për herë të parë.

 

Po ndodh...