Kupa e Shqipërisë, eleminohet Kukësi, Teuta dhe Tirana në gjysmëfinale

14 Mars 2023, 17:39 / SPORT ALFA PRESS

Kupa e Shqipërisë, eleminohet Kukësi, Teuta dhe Tirana në

Kukësi nuk ia del mbanë të bëjë përmbysjen e madhe në Kupën e Shqipërisë duke i dhënë lamtumirën kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit shqiptar në fazën çerekfinale.

Në ndeshjen e kthimit të luajtur në Kukës kundër Teutës, skuadra e Rrahman Hallaçit nuk shkoi më shumë se fitorja 2-1 dhe kombinuar me humbjen 2-0 në takimin e parë, rrugëtimi i vendasve përfundon këtu.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Gruda në minutën e 29 ndërsa Atdhe Rashiti barazoi brenda pjesës së parë dhe në fund avantazhin statistikor e sigloi Gjelbrim Taipi. Teuta vazhdon kështu për më tej ndërsa verilindorët mund të gëzojnë për paraqitjen e njeriut të momentit. Ish-sulmuesi i shpresave, Atdhe Rashiti mund të tërheqë edhe vëmendjen e Sylvinhos me golin e tretë rresht.

Në ndeshjen tjetër të ditës së martë, Tirana nuk unlodh shumë për të prerë biletën e gjysmëfinales. Me linjat e dyta në një sfidë të mbyllur që në duelin e kthimit pas fitores 3-0, bardheblutë barazuan 2-2 dhe hipotekuan kualifikimin. 

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128