
Kupa e Shqipërisë/ Sfida Dinamo-Skënderbeu mbyll sot ndeshjet e para çerekfinale

Dinamo dhe Skënderbeu ndeshen përsëri mes tyre për herë të dytë brenda 5 ditësh, por këtë radhë për të plotësuar kuadrin e turit të parë të ndeshjeve çerekfinale të Kupës së Shqipërisë në duelin e sotëm të orës 17:00.
Pak ditë më parë në Korçë, skuadrat e mbyllën me një barazim 1-1 në kampionat, në një sfidë shumë të luftuar që u vendos vetëm në minutat e fundit të saj.
Pritet që këtë herë blutë të kenë më shumë iniciativën, pasi janë ata pritës në takimin që luhet në Elbasan.
Dinamo dhe Skënderbeu janë ndeshur tri herë deri tani mes tyre dhe, duke përfshirë edhe ndeshjen e sotme, do të përballen edhe tri herë të tjera.
Rezultatet e këtij sezoni janë në favor të bluve, të cilët kanë marrë një fitore dhe dy barazime.
Fazën e parë të kampionatit Dinamo fitonte 2-1 në “Elbasan Arena”. Sfida e fazës së dytë, e zhvilluar në stadiumin e Korçës, do të përfundonte në barazim 2-2.
Po në barazim u mbyll edhe ndeshja e fazës së tretë, por me rezultatin 1-1.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128