Kupa e Shqipërisë: Vllaznia barazon ndaj Bylisit, por shkodranët shkojnë në çerekfinale

3 Shkurt 2023, 15:40 / SPORT ALFA PRESS

Kupa e Shqipërisë: Vllaznia barazon ndaj Bylisit, por shkodranët

Sot në orën 13:00, Vllaznia u ndesh në Shkodër ndaj Bylisit, ndeshja e kthimit e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë ishte fituar 2-0 nga shkodranët dhe ata u futën më të qetë në fushë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ku asnjëra nga skuadrat nuk e provoi shijen e golit. Në pjesën e dytë, Kaçorri kaloi në avantazh miqtë në minutën e 76-të, duke bërë Bylisin të shpresojë në mrekulli. 3 minuta pasi shënoi golin, Kaçorri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë.

Dukej sikur sfida do të përfundonte me këtë rezultat, por Vllaznia gjen golin e barazimit në minutën e 86-të me anë të Alivodës.

Vllaznia i bashkohet gjashtë skuadrave të tjera çerekfinaliste. Në orën 16:00 do të shpallet edhe çerekfinalisti tjetër, ku Teuta dhe Erzeni ndeshen së bashku.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128