Kylian Mbappe në histori, tregolësh brenda shtatë minutash në Champions League

26 Nëntor 2025, 23:37 / SPORT ALFA PRESS

Kylian Mbappe në histori, tregolësh brenda shtatë minutash

Kylian Mbappé ka shkruar histori në Ligën e Kampionëve me një paraqitje spektakolare kundër Olympiacos-it, duke realizuar një hat-trick brenda më pak se shtatë minutave dhe duke përmbysur rezultatin nga 1-0 në 3-1 për Real Madridin në “Georgios Karaiskakis”.

Sulmuesi francez, që këtë sezon numëronte 26 gola dhe 6 asistime në 22 ndeshje, barazoi shifrat në minutën e 22-të, pasi Chiquinho kishte befasuar madrilenët me golin e avantazhit për vendasit.

Në vijim, Mbappé shpërtheu me dy gola të tjerë me ritëm marramendës.

Sipas të dhënave statistikore, Mbappé tani ka më shumë ‘hat-trick’ në transfertë se çdo lojtar tjetër në historinë e Champions League (4).

Për më tepër, ‘hat-trick’-u i tij është i dyti më i shpejtë në historinë e kompeticionit (6 minuta e 42 sekonda), vetëm pas rekordit të Mohamed Salah ndaj Rangers (6 minuta e 12 sekonda).

Francezi vazhdon të konfirmohet si një nga ‘yjet’ më të mëdhenj të futbollit botëror, duke shkëlqyer sërish në mbrëmjet europiane.

 

Po ndodh...