Lajm i bujshëm nga Italia: Juventusi kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, që shkëlqeu në kualifikueset e Europianit

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Mario Mitaj është në fokusin e Juventus. Është ky lajmi i bujshëm që publikon “Tuttosport”, një media shumë pranë klubit bardhezi.
Drejtori sportiv i Juves, Kristiano Xhuntoli kërkon të bëjë një lëvizje në repartin difensiv dhe në miqësoren që Shqipëria do të luajë më datë 22 mars në Tardini të Parmës kundër Kilit, do të vëzhgojë me kujdes paraqitjen e Mitaj.
Mbrojtësi u transferua tek Lokomotiva e Moskës, në Rusi, verën e vitit 2022 për shifrën e tre milionë eurove nga AEK-u i Athinës, ndërsa tashmë kartoni i tij vlerësohet diku te pesë deri në gjashtë milionë euro.
Nëse ky lajm konfirmohet, atëherë padyshim që për Mitajn do të ishte shansi i karrierës pasi bëhet fjalë për një nga klubet më të rëndësishme të Italisë dhe Europës.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

