Bayerni i bën presion për të rinovuar, Davies i bindur për të zbarkuar në Madrid

20 Mars 2024, 09:45 / SPORT ALFA PRESS

Bayerni i bën presion për të rinovuar, Davies i bindur për

Bayern Municj është duke i bërë presion mbrojtësit, Alphonso Davies që të rinovojë, por kanadezi duket i vendosur për të ardhmen e tij dhe shpreson për një marrëveshje mes klubeve në mënyrë që ai të zbarkojë në Madrid në verë.

Real Madridi e ka të qartë nga ana tjetër se kë dëshiron të afrojë gjatë merkatos për anën e majtë të mbrojtje. Davies është i preferuari i madrilenëve dhe i trajnerit Carlo Ancelotti.

Prej vitit 2019, ai krah i mbrojtjes është mbuluar nga Ferland Mendy, një mbrojtjës që është vlerësuar shumë nga Ancelotti, por nuk përshtatet plotësisht me stilin e lojës së paraardhësve të tij, si Roberto Carlos dhe Marcelo, të cilët preferonin të luanin më në sulm.

Davies, të cilit i përfundon kontrata në 2025, nisi bisedimet me Realin që në verën e kaluar, por paqëndrueshmëria që përjetoi klubi bavarez, duke përfshirë edhe ndryshimet në stol, bër që ai të ndalonte dhe të rimendonte situatën.

Drejtori sportiv i Bayernit, së fundmi ka bërë deklarata në të cilat ka përcjellë optimizëm në lidhje me mundësinë e qëndrimit të Davies, por sipas informacioneve, paga e dëshiruar nga kanadezi është një problem i madh për Bayernin që nuk ka ndërmend t’ia plotësojë.

Ekziston mundësia që Bayerni ta detyrojë Davies të respektojë kontratën dhe ta mbajë atë deri në vitin 2025, ç’ka do të detyronte Real Madridin të priste dhe më pas ta siguronte atë me kosto zero.

 

Po ndodh...

ide