Leganes bie nga La Liga, Espanyoli i Kumbullës shpëton në javën e fundit

Në javën e fundit të La Ligës është përcaktuar dhe ekipi i tretë që do luajë sezonin e ri në Segunda Divizion dhe është Leganes, edhe pse fitoi në shtëpi 3-0 ndaj Valladolid.
Në anën tjetër, ekipi më i rrezikuar ishte Espanyol, i cili fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Las Palmas.
Serinë e golave e hapi Juan Puado në minutën 65-të nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u fitua pas pengimit brenda zonës së Alejo Veliz.
Goli që vulosi fitoren u shënua nga Pere Milla në minutën e 82-të, pas asistit të Juan Puado. Espanyol fiton 2-0 dhe qëndron biletën për në La Liga edhe për sezonin e ri.
Marash Kumbulla mungonte sot për katalanasit për shkak kartonësh, por mbrojtësi kuqezi ka bërë një sezon fantastik tek Espanyol, ku u huazua nga Roma për një sezon.
Leganes, edhe pse fitoi 3-0, e mbyll sezonin në vendin e 18-të me 40 pikë, dhe i bashkëngjitet Las Palmas dhe Valladolidit, që do të luajnë në Segunda Divizion sezonin e ri.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

