Legjenda e Gjermanisë: Maradona, Messi dhe tani Yamal…

Lothar Matthäus, legjenda e futbollit gjerman, lavdëroi Lamine Yamal gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Shqipërisë, duke e krahasuar me dy nga lojtarët më të mirë në histori:
“Maradona, Messi dhe tani Yamal”, komentoi ish-futbollisti pas një kontrolli të jashtëzakonshëm të topit nga lojtari spanjoll, i cili, gjithsesi, nuk e përfundoi aksionin me goditje në portë.
Matthäus shtoi: “Musiala”. Lojtari me më shumë paraqitje në historinë e “Mannschaft”-it ka disa kohë që lavdëron futbollistin e Bayernit, të cilin e sheh të barabartë me “xhevahirin” e Barcelonës.
Klubi gjerman kontaktoi lojtarin e atëhershëm të të rinjve të Barçës, por Lamine nuk pa asnjë arsye për t’u larguar nga Barcelona.
Tani, Lamine është kthyer në një nga lojtarët që bën diferencën në Kombëtaren e Spanjës, skuadër që Matthäus e sheh duke luftuar deri në fund për Eurokupën për shkak të lojës që zhvillon.
“Ata kanë shumë siguri në qarkullim dhe kanë lojtarë me shumë cilësi përpara, që u japin sigurojnë shumë burime kur vjen puna për të sulmuar,” përfundoi Lothar Matthäus.
-
-
Reagim emocionues nga Arbër Hoxha pas eliminimit nga Europiani
25 Qershor, 18:10
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


