Liga e Kombeve/ Grupi i Shqipërisë i ‘zjarrtë’, Gjeorgjia ndan pikët me Ukrainën

16 Nëntor 2024, 20:11 / SPORT ALFA PRESS

Liga e Kombeve/ Grupi i Shqipërisë i ‘zjarrtë’,
Gjeorgjia dhe Ukraina kanë ndarë pikët në “Ardjarabet Arena” të Batumit, me një barazim 1-1 në duelin e Grupit B1 në Ligën e Kombeve, pjesë e të cilit është edhe Shqipëria,

Ukrainasit kaluan të parët në avantazh me një autogol të pazakontë me goditje akrobatike të Kvirkvelia në portën e vet. Gjeorgjia më pas u mundua që të gjente barazimin dhe sulmoi me forca të shumta.

Barazimi do të vinte vetëm pak minuta para fundit me një gjuajtje te Mikautadze të devijuar, që ndezi entuziazmin e gjeorgjianëve të cilët kërkuan me çdo kusht edhe golin e fitores. Por rezultati nuk ndryshoi më dhe dy ekipet morën nga një pikë në këtë duel.

Me barazimin e arritur, Gjeorgjia merr përkohësisht kryesimin e Grupit B1, me 7 pikë. Ndiqet nga Çekia po me 7 pikë. Shqipëria ka 6 pikë. Ndërsa, Ukraina qëndron në fund me 5 pikë.

Po ndodh...