Lista e Kombëtares, ja kur pritet t’i zbulojë Sylvinho emrat e Europianit
19 Maj 2024, 23:18 / SPORT

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinho pritet të publikojë më 27 maj listën me lojtarët e përzgjedhur për Europianin e Gjermanisë.
Kjo pak ditë para se të nisë zyrtarisht edhe grumbullimi për kampin stërvitor që Kombëtarja do të zhvillojë në Austri.
Braziliani ka patur afro 40 emra në tavolinë nga të cilët do të përzgjedhë maksimumi 26, aq sa lejon UEFA për të grumbulluar në Euro 2024.
Përpara Europianit, Shqipëria do të luajë dy miqësore ndaj Lihtenshtejnit dhe Azerbajxhanit përkatësisht në datat 3 dhe 7 qershor.
Rikujtojmë që Shqipëria është në grupin e “ferrit” me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Ndeshja e parë e kuqezinjve do të jetë ndaj “azurrëve” më 15 qershor.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



