Liverpool-Real Madrid/ Dy penallti të humbura, pas Mbappe gabon edhe Mohamed Salah

Liverpool kryeson me meritë 2-0 ndaj Real Madrid në “Anfield”. Pasi Bradley provoi me kokë dhe Courtois i tha “jo”, ishte McAllister ai që pas një kombinimi te bukur brenda zonës shënoi me një diagonale te bukur.
Por, me zëvendësimet e bëra, Ancelotti “gjen” energji me Lucas Vázquez i cili edhe pse kishte prekur fushën prej pak minutash ashtu si Ceballos, ka prodhuar një penallti të fituar pasi u pengua nga Robertson.
Nga pika e bardhë, Mbappe ka goditur duke gabuar totalisht. Portieri Kelleher ia ka kuptuar krahun dhe e ka neutralizuar.
Vetëm 9 minuta më pas arbitri do të akordonte tjetër penallti këtë herë në favor të anglezëve. Përgjegjësinë të gjuajë e merr Mohamed Salah por gjuajtja e egjiptianit, prekt shtyllën dhe shkon jashtë kuadratit.
Megjithatë, Liverpool i cili është shfaqur dominues gjatë gjithë mbrëmjes arriti të dyfishonte shifrat në minutën e 76-të me anë të Cody Gakpos.
Gakpo, godet saktë me kokë brenda zonës, pas harkimit të Robertson, duke çuar peshë tifozët e pranishëm në “Anfield”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

