Liverpool tenton firmën me lojtarin e Real Madrid, Los Blancos në kundërsulm

Real Madrid është një nga klubet më aktive në këtë merkato verore. “Los Blancos” synojnë të përforcohen në të treja repartet e fushës teksa presin të zyrtarizojnë firmën me një nga talentët më premtues të futbollit britanik, Jude Bellingham. Nga ana tjetër, spanjollët vëzhgojnë nga afër një tjetër futbollist të kombëtares së Anglisë dhe këtë herë bëhet fjalë për repartin e avancuar ku preferohet Harry Kane.
Gjithsesi, “Galaktikët” nuk mund të heqin fokusin edhe nga merkato në dalje sidomos ku për disa nga lojtarët aktualë të organikës së trajnerit Carlo Ancelotti ka shumë kërkesa. Një prej tyre është Ernesto Valverde për të cilin së fundmi “El Nacional” zbulon se Liverpool ka bërë një ofertë zyrtare.
Një ofertë e cila prek shifrën e 51 milionë paundëve. Megjithatë, te Real as nuk e çojnë në mendje ta humbasin talentin uruguajan që është një element thelbësor i skuadrës së të tashmes dhe asaj së të ardhmes.
Ndaj, kryeqytetasit ia kanë bërë të qartë anglezëve se nëse e dëshirojnë vërtet transferimin e 24-vjeçarit në Premier League atëherë duhet të nisin negociatat me të paktën 85 milionë paund në tavolinë.
-
Një grek blen Monzën, Berlusconi firmosi pak para ndarjes nga jeta
13 Qershor, 19:37
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

