Liverpooli një hap më pranë titullit, skuadra e Slot përmbys Southamptonin

8 Mars 2025, 19:26 / SPORT ALFA PRESS

Liverpooli një hap më pranë titullit, skuadra e Slot përmbys
Liverpool nuk ndal hapin dhe marshon drejt titullit kampion. “The Reds” koleksionuan fitoren e radhës, teksa mundën 3-1 Southampton, madje me përmbysje.

Mysafirët nga Southampton “tundën rrjetën” me Smallbone, duke shkuar në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep.

Ekipi i Arne Slot përmbysi ndeshjen, me golat e Nunez dhe dopietën e Salah. Liverpool kryeson me 70 pikë, 16 më shumë se Arsenali ndjekës, që do të luajë të dielën ndeshjen e saj.

Në takimet e tjera, Palace mundi 1-0 Ipswich, ndërsa Brighton-Fulham përfundoi 2-1.

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128