Marotta: Vetëm komplimente për skuadrën dhe trajnerin. Thuram? Mund të kthehet kundër Barcelonës

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, foli për mikrofonat e DAZN, në prag të ndeshjes në shtëpi kundër Romës, e vlefshme për javën e 34-të të Serie A.
Kjo javë solli humbjen e zikaltërve, të cilët, duke llogaritur edhe triumfin e Napolit më vonë, të dielën, u spostuan në vendin e dytë të Serie A, me 3 pikë më pak.
Si është gjendja e Thuram?
Po rikuperon ngadalë. Jam shumë optimist, besoj se mund të jetë gati për të mërkurën.
Një fjalë për ndarjen nga jeta të Jair?
Kam pasur mundësinë ta shoh dhe të vlerësoj cilësitë e tij. Ishte pjesë përbërëse e një Interi kampion, nën presidencën e Angelo Morattit. Në maj 1965 shënoi një gol shumë të rëndësishëm kundër Benfikës.
Na ka lënë, tashmë nga ai Inter i madh kanë mbetur vetëm pak kampionë, të cilët shpresoj të jetojnë sa më gjatë. Ata përfaqësojnë një moment shumë të bukur të historisë së klubit.
Sa krenari keni që jeni ende në garë në dy fronte?
Nuk kemi asgjë për t’u qortuar këtyre djemve dhe këtij trajneri, vetëm komplimente për një sezon tepër të vështirë. Është shumë e vështirë të përballesh me këto kompeticione njëkohësisht.
Do të kemi ende vështirësi, por mund të na presin kënaqësi shumë të mëdha. Duhet të jemi shumë të çliruar mendërisht, për të marrë rezultate pozitive.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

