
Mbaron efekti Kolo Muani, tani Mota sërish në “hall” me sulmin e Juventusit

Pasi ka përfunduar efekti i jashtëzakonshëm i Kolo Muanisë, në shtëpinë e Juves është rikthyer një alarm i fortë për sulmin. Që nga goli i fundit i francezit më 7 shkurt në Komo, vetëm tre bashkëlojtarë të tij kanë arritur të shënojnë, Mbangula në ndeshjen e parë “play off” të Ligës së Kampioneve kundër PSVsë, Fransisko Konseisao në fitoren kundër Interit dhe Dushan Vlahoviç në suksesin në shtëpi ndaj Kaljarit.
Për t’u rimëkëmbur pas disfatës ndaj Atalantës dhe për të ruajtur vendin e katërt, Tiago Mota ka nevojë urgjente të gjejë sulmuesit e tij.
PROBLEMET- Që sulmi i Juves kishte vështirësi, ishte një çështje që kishte dalë në pah që në fillim të sezonit. Bardhezinjtë kanë vetëm një lojtar që ka shënuar me dy shifra (Vlahoviç, 14), kundër tre lojtarëve të Atalantës (Retegui, Lukman dhe De Ketelare), Lacios (Kastejanos, Pedro dhe Zakanji) dhe Milanit (Pulisiç, Reijnders dhe Leao) dhe dy lojtarëve të Interit (Turam dhe Lautaro Martinez). Megjithatë, prodhimi ofensiv i bardhezinjve ka qenë gjithmonë i mangët, nëse merret parasysh që bardhezinjtë janë të gjashtët për gola të shënuar në Serinë A (pas Interit, Atalantës, Milanit, Lacios dhe Romës). Gjithashtu, golat e shënuar janë 61 në 41 ndeshje të përgjithshme, më pak se një gol e gjysmë për ndeshje dhe, më e rëndësishmja, më pak se çfarë kanë bërë Atalanta dhe Interi në vetëm 28 javët e kampionatit (63).
KOLO MUANI- Afrimi i Kolo Muanisë dukej se kishte dhënë një shtysë për repartin ofensiv të bardhezinjve. Me 5 gola në 270 minutat e para të Serisë A dhe asistin për Konseisaon në ndeshjen kundër Interit, francez i kishte kontribuar ndjeshëm në tre nga pesë fitoret e njëpasnjëshme, duke bërë edhe më pak të parashikueshme një manovër që deri aty kishte treguar disa mangësi. Më pas, megjithatë, ish-lojtari i PSG-së ka pësuar një rënie, të paevitueshme për një lojtar që u detyrua të luajë 784 minuta brenda një muaji e gjysmë pas vetëm 463 minutash në 5 muaj. Dhe kundër Atalantës, ai përfundoi viktimë e një nate të tmerrshme, me vetëm 28 topa të prekur (më pak se gjysma e portierit Di Gregorio).
VLAHOVIÇ- Mes imazheve të humbjes turpëruese në “Allianz Stadium” kundër ekipit të Gasperinit do të mbetet pa dyshim edhe rrëshqitja e Dushan Vlahoviç, i cili i dha “asist” Lukamnit për golin e katërt. Në topin e parë që preku, serbi përfundoi, duke thelluar akoma më shumë humbjen e tij. Nga ana tjetër, menaxhimi i tij (titullar i padiskutueshëm deri në dhjetor dhe dëshira për të mos rinovuar kontratën që skadon në vitin 2026) ka kontribuar në faktin që ai është bërë një lojtar “i munguar”, shpesh i zhytur në mendimet e tij në pankinë, më shumë sesa protagonist në fushë. Megjithatë, me golin ndaj Kaljarit ai kontribuoi në dhënien e tri pikëve të çmuara për Juven në luftën për një vend në zonën Champions.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide


Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128