“Më çanin t****n për gjithçka”/ Ish-lojtari i Interit “shpërthn” kundër zikaltërve: Nuk isha i qetë
Radja Naingolan duekt se nuk e ka shijuar aspak eksperiencën e tij tek skuadra e interit në Itali dhe këtë, nuk ka ngruar ta tregojë edhe në një intervizte.
Futbollisti belg që tani aktivizohet në Serie B me skuadrën e Spalit, është rikthyer sërish të flasë për eksperiencën e tij te zikaltrit dhe tonet nuk kanë qenë të zbutura.
“Kur luaja te Roma më ndryshoi jeta: kisha gjithçka që më duhej për të qenë i lumtur. Kishim një ekip të fortë, fitova para, fansat me adhuronin, kisha një qytet ku mund të argëtohesha. Dhe nuk më bezdisnin, më thoshin që mund të bëja çfarë të doja jashtë fushë për sa kohë jepja më të mirën kur luaja.
Në Romë gjeta dimensionin tim, më pas shkova tek Interi dhe aty më çanin t***in për gjithçka, nga klubi te tifozët. Nuk ndihesha aspak i qetë”, ishin fjalët e belgut në intervistën e tij për “Corriere dello Sport”.
Belgu u transferua tek Interi nga Roma, në vitin 2018 pasi trajneri i atëhershëm i zikaltërve, Luciano Sapalletti e kërkoi me ngulm.
ide
Opozita ‘mos më prek me dorë’
PD në betejë me qeverinë, drejtësinë dhe ndërkombëtarët
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128