Merkato e janarit/ Juventus synon De Paul dhe Fabian Ruiz, shifrat bëhen pengesë

29 Nëntor 2023, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Merkato e janarit/ Juventus synon De Paul dhe Fabian Ruiz, shifrat bëhen

Merkato e dimrit po afron dhe tashmë klubet janë duke bërë llogaritë, për emrat që iu duhen në ekipet e tyre.

Sipas raportimeve nga Italia, Juventus pritet të jetë aktiv në këtë merkato, ndërsa tashmë i ka dy emra të preferuar në listën e dëshirave.

Klubi torinez raportohet se synon të afrojë Rodrigo De Paul dhe Fabian Ruiz, me dy lojtarët që shihen si më të përshtatshmit për të mbushur hapësirat e Pogba-s dhe Fagioli-t, të dy të ndëshkuar për të qëndruar jashtë fushës së blertë, francezi për doping, ndërsa italiani për baste.

Juventus ka nisur kontaktet me agjentët e dy lojtarëve dhe për argjentinasin Atletico Madrid kërkon 30 milionë euro, ndërsa spanjolli i Paris Saint-Germain ka një pagë prej 9 milionë euro bruto, shifra këto që mund t’i pengojnë si operacione, megjithatë Juves i duhen patjetër zëvendësuesit e Pogba dhe Fagioli-t.

 

Po ndodh...