Merkato te Man City, Barcelona vendos kusht për...

9 Maj 2023, 08:25 / SPORT ALFA PRESS

Merkato te Man City, Barcelona vendos kusht për...
Joao Cancelo dëshiron transferimin në La Liga. Anësori portugez u huazua te Bayern Munchen në merkaton e janarit, por karriera e tij nuk do të vijojë në Bavari.

28-vjeçari, i cili ka kontratë me Manchester City deri në vitin 2027, nuk preferon as rikthimin në Premier League. Pasi raportet e tij me trajnerin Guardiola janë prishur. Në skenë ka dalë Barcelona. Katalanasja Sport shkruan se agjenti i Cancelos, Joao Mendes është takuar me drejtuesit e Barcelonës.

Këta të fundit kanë vënë si kusht huazimin e lojtarit luzitan dhe uljen e kërkesave financiare të Manchester City.

Joao Cancelo shpreson të arrihet sa më shpejt marrëveshja mes dy klubeve për të nisur aventurën spanjolle.

Po ndodh...