Milani bëhet i frikshëm në mesfushë, Tare mban fjalën dhe nuk heq dorë nga objektivi i madh

28 Qershor 2025, 18:33 / SPORT ALFA PRESS
Milani bëhet i frikshëm në mesfushë, Tare mban fjalën

Milani ka arritur akordin me Samuele Riçin, që do të veshë fanellën e kuqezinjve për edicionin e ardhshëm. Igli Tare ka mbajtur fjalën, pasi kishte thënë që gjatë kësaj jave do të kishte përforcim në mesfushë.

Asgjë nuk është mbyllur, ndërsa Riçi dhe Modriç do të jenë nën urdhërat e Alegrit në korrik. Objektivi i madh mbetet nënshkrimi me Ardon Jasharin. Për këtë të fundit operacioni do i kalonte 30 milionë euro.

Klub Bryzh nuk i ul pretendimet, ndërsa në anën tjetër Jashari e pret kalimin në Milano. Reijnders ka mbushur arkën e Milanit, pasi kaloi te Mançesteri Siti për 55 milionë euro.

Po ndodh...