Milani nuk e ka më fatin në dorë, ja kombinimet që e kualifikojnë

Milani u mposht në “San Siro” me rezultatin 1-3 nga Borussia Dortmund, duke minimizuar mundësitë për të vijuar aventurën në Ligën e Kampionëve edhe përtej fazës së grupeve.
Me vetëm një ndeshje të mbetur, grupi kryesohet nga Dortmund me 10 pikë, që ka siguruar edhe kualifikimin, i ndjekur nga PSG me 7 pikë dhe Newcastle e Milan me nga 5 pikë.
Dy të fundit do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e fundit më 13 dhjetor në Angli, megjithatë fitorj mund të mos i shërbejë askujt për t’u kualifikuar.
Kjo pasi PSG-së i mjafton një pikë në transfertëm ndaj Dortmundit për t’u kualifikuar matematikisht, pavarësisht rezultatit në Newcastle-Milan.
Thënë ndryshe, kuqezinjtë e Piolit nuk e kanë më fatin në dorën e tyre, por do të shkojnë në Angli për të fituar, që të sigurojnë minimalisht pjesëmarrjen në Ligën e Europës.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

