Miqësore dramatike me 5 gola, një 17-vjeçar i jep fitoren Brazilit ndaj Meksikës
9 Qershor 2024, 09:44 / SPORT

Brazili ka nisur përgatitjet për Kupën e Amerikës, teksa pesë herë Kampionët e Botës luajtën miqësoren e parë ndaj Meksikës.
Një takim që në fakt e fituan me rezultatin 2-3 vetëm falë një goli të Endrick në minutën e 96.
Ishte një kombinim mes lojtarit më të ri të Realit dhe Vinicius Junior që gëzoi “Selecaon”.
Vinicius harkoi në zonë dhe aty Endrick si një sulmues i vërtetë shënoi me kokë duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Kujtojmë se 17-vjeçari (mbush 18 në korrik) do t’i bashkohet Real Madrid në sezonin e ardhshëm aty ku me siguri do të ketë mundësi për të tjera kombinime me Vinicius Junior.
Po ndodh...
ide
Protesta kundër një elite pa moral
Nga Sokol Neçaj
Protestat nuk prodhojnë liderë
Nga Ardi Stefa
Zombit përballë Gen Z!
Nga Arbër Hitaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
