Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për Dinamon

1 Korrik 2025, 20:40 / SPORT ALFA PRESS

Miqësoret/ Vllaznia pëson katër gola, disfatë edhe për

Ekipi shkodran u dominua të gjithë takimin, ndërsa vendasit shënuan dy herë në çdo pjesë, për të marrë fitoren.

Vlen të përmendet se për shumicën e pjesës së dytë, Vllaznia luajti me 10 lojtarë, pasi Artan Jazxhi u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër në mesfushë.

Për skuadrën kuqeblu kjo ishte miqësorja e tretë në Slloveni, ku më herët u mposht 5-3 nga Koper, ndërsa fitoi 1-0 ndaj rumunëve të UTA Arad.

Humbje regjistroi edhe Dinamo. Kryeqytetasit u mposhtën me rezultatin 2-1 nga Shkëndija, në ndeshjen e zhvilluar në Tetovë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, pas golave të Krasniqit për kuqezinjtë dhe Itodo Mandela te blutë.

Në fraksionin e dytë, Jakupi shënoi golin që i dha fitore Shkëndijës, me tetovarët që më herët shpërdoruan edhe një penallti.

 

 

Po ndodh...